Eros Grezda mund të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat. Sipas informacioneve që vijnë nga Kroacia, reprezentuesi shqiptarë po vëzhgohet me shumë vëmendje nga ana e drejtuesve të shumë herë kampionëve kroat të Dinamo Zagrebit, të cilët tek reprezentuesi shqiptarë shohin zëvendësimin adekuat për El Arabi Sudanin, i cili me shumë gjasa po zhvillon sezonin e fundit me fanellën e skuadrës nga Zagrebi.
Grezda vitin 2017-të ka shkëlqyer me fanellën e Osijekut si dhe Kombëtares shqiptare, me të cilën në miqësoren ndaj Turqisë, gjeti edhe golin e parë, ndërsa falë formës së tij të mirë, ai tashmë është kthyer edhe në një titullarë fiks te skuadra e trajnerit Panuçi.
22-vjeçari nga Gjakova e Kosovës këtë edicion me Osijekun ka zhvilluar gjithsej 27 ndeshje, duke realizuar 6 gola, 4 prej të cilëve në kampionat, ndërsa nga një në kuadër të Liga Europa dhe në kuadër të Kupës së Kroacisë.