Reali i Madrdit ka shënuar fitore të thellë 4:1 në transfertën ndaj Valencias, duke shpëtuar postin e trajnerit, Zinedin Zidan. Ishin dy penalti të ekzekutuara saktë nga ana e Kristiano Ronaldos (16’, 38’), që paralajmëruan fitoren e “mbretërve” në këtë takim, ndërsa shpresat e vendasve për një çast i riktheu Mina me golin e shënuar në minutën e 59-të.
Edhe përkundër dëshirës së madhe dhe tentativave të vendasve për të arritur deri tek barazimi, një gjë të tillë të besuarit e trajnerit Marselinjo nuk arritën, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan “madrilenët”, të cilët brenda 5 minutave shënuan dy gola të shpejtë me anë të brazilianit Marselo (84’) dhe gjermanit Ttoni Kros (89’), mbyllën këtë takim me një fitore të thellë.
Megjithatë Valencia edhe përkundër kësaj disfate mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë, dy më shumë se Reali i Madridit në vendin e katërt, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më pak.