Visar Musliu është një emër shumë i përfolur në merkaton e janarit në futbollin tonë vendor. Mbrojtësi nga Gostivari, pasi nuk udhëtoi me Vardarin në Antalia të Turqisë, bëri që shumë skuadra të vihen pas gjurmëve të tij, njofton “infOSport.mk”.
Fillimisht ishte Shkëndija skuadra që shihej si destinacion i tij i rradhës në futbollin tonë vendor, që më pas “tuttomercatoëeb” të shkruaj për një interesim të Xhenoas, ndërsa në fund Visar Musliu po stërvitet me FC Prishtinën.
Pamje nga seanca stërvitore e pasdites 26 janar, 2018 – Lara-Antalya
Публикувахте от FC Prishtina в 27 януари 2018 г.
Emri i tij madje figuron edhe në listën e futbollistëve, që kanë udhëtuar drejt Antalias së Turqisë, ku veçmë dy ditë me rradhë mbrojtësi gostivaras po stërvitet me FC Prishtinën.
“infOSport.mk” tentoi të kontaktoj me drejtuesit e skuadrës kosovare, mirëpo deri në këto momente nuk morrëm asnjë përgjigje zyrtare, njëjtë sikurse nuk arritëm të marrim ndonjë prononcim edhe nga ana e vetë futbollistit, Visar Musliu. Gjithsesi “infOSport.mk” do ju informojë me kohë lidhur me këtë çështje, ku presim që orëve në vijim të kemi sa më shumë informacione nga e gjithë kjo “telenovelë” rreth mbrojtësit shqiptarë të përfaqësueses së Maqedonisë, që së fundmi ishte pjesë e kampionëve në fuqi të Vardarit.