Reprezentuesi i Maqedonisë, Besir Demiri së fundmi ndërroi ambient duke u transferuar në Ukrainë te skuadra e Mariupolit, ndërsa ditëve në vijim po pritet që të zyrtarizohet edhe nga ana e klubit.
Demiri firmosi kontratën javë më parë dhe është grumbulluar së bashku me ekipin e Mariupolit në përgatitjet në Antalia, ku zhvilloi edhe dy ndeshje miqësore me skuadrën e tij.
Ndërkohë “InfOSport.mk” ka zbuluar një detaj të rëndësishëm në kontratën e Demirit, që ka të bëjë me pagën mujore. Sipas burimeve tona, shkupjani te Mariupoli do të përfitojë 10 mijë dollar në muaj. Një shumë kjo e konsiderueshme për një futbollist nga vendi jonë dhe afër të ngjajshme me atë që ka marrë deri sa ishte te Vardari.