Fitorja e mbrëmshme ndaj Real Sociedadit ka ndezur optimizmin te Barcelona në prag të dy super ndeshjeve, atë me Realin në La Liga dhe Juventusin për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve. Janë këto dy ndeshje vendimtare për “katalunasit”, në të cilat trajneri Luis Enrike është i gatshëm të luaj edhe me 8 sulmues.
Ai një gjë të tillë pohoi në konferencën për shtyp me gazetarët pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit, në të cilën ndeshje Barcelona shënoi fitore me rezultatin 3:2.
Do të rrezikojmë shumë për ndeshjen në Ligën e Kampionëve, aq sa ndaj Juventusit mund të luajmë me 8 sulmues”, ishin fjalët e Enrikes.
Rikujtojmë Barcelona në ndeshjen e parë në Torino humbi 3:0 nga Juventusi, skuadër kjo e cila ka rastin e mirë që ti hakmeret skuadrës “katalunase” për disfatën në finalen e vitit 2015-të.