Roxher Federer është kualifikuar në finalen e turneut të tenisti Australian Open. Federer e kishte të lehtë kalimin në finale, pasi që kundërshtari i tij korean, Çung dorëzoi ndeshjen pa u mbyllur seti i dytë. Ndeshja kishte fund të parakohëshëm, pasi koreani u tërhoq në setin e dytë për shkak të një dëmtimi që e pamundësoi për të vazhduar.
Gjithsesi ky fakt vetëm shkurtoi kohën e ndeshjes, pasi që Federer duket se shkon lehtë drejt triumfit pasi avansoi 1:0 me setin e parë të fituar bindshëm 6:1. Seti i dytë shkoi me rritëm të njejtë dhe deri në momentin e tërheqjes së kundërshtarit, Federer avansonte 5:2. 37 vjeçari nga Zvicra në finale do të përballet me kroatin Marin Çiliq, me këtë të fundit që një ditë më parë eliminoi britanikun Kejll Edmund. Ndërkohë nesër në program të Australian Open do të zhvillohet finalja në kategorinë e femrave ndërmjet Karoline Vozniackit dhe Simona Halepit.