Bajrjam Jashanica me shumë gjasa gjysëmsezonin e dytë nuk do ta luaj në Superligën shqiptare me fanellën e Skënderbeut.
Mbrojtësi kosovar është shumë pranë kalimit në kampionatin elitarë hungarez, te skuadra e Akademia Pushkash, aty ku gjatë verës ishte transferuar edhe një futbollist tjetër kosovar, Liridon Latifi. Edhe ky i fundit kishte qenë pjesë e Skënderbeut, skuadër kjo e cila lidhur me kalimin e mundshëm të Jashanicës nuk ka dhënë asnjë detaj, pasi marrëveshja ende nuk është zyrtare.
Me shitjen e reprezentuesit kosovar, Skënderbeu pa dyshim se do të përfitojë financiarisht, por është evidente se do të humbas shumë në kualitet në repartin e mbrojtjes, ku vite me rradhë Jashanica ishte një komandant i vërtetë i korçarëve.