Destinacioni i rradhës i Abdurrahimit? Maqedonia apo Shqipëria…

Besart Abdurrahimi edhe përfundimisht më nuk është pjesë e Shkëndijës. Futbollisti shqiptarë i lindur në Kroaci të enjten me marrëveshje të dyanshme ndërpreu kontratën me Shkëndijën, duke zgjuar interesimin e disa skuadrave, të cilat që më herët dëshironin atë në rradhët e tyre, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për ekipin e Partizanit nga Superliga shqiptare, si dhe skuadra e FC Shkupit nga kampionati ynë vendor. Këta të fundit janë në kërkim të një sulmuesi krahu, mirëpo “infOSport.mk” mëson se Abdurrahimi nuk është i vetmi në planet e skuadrës nga Çairi.

Ndërkohë sa i përket Partizanit, këta të fundit janë të gatshëm që edhe njëherë tjetër të hynë në bisedime  me futbollistin shqiptarë, me të cilin fillimisht kishin dështuar bisedimet për shkak pagës që kishte kërkuar Abdurrahimi. Mbetet të shihet nëse drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare kësaj rradhe do ti ofrojnë një pagë më të lartë Besartit dhe se më në fund do të gjejnë një gjuhë të përbashkët me 27-vjeçarin, i cili pas vetes ka një karrierë të bujshme ndërkombëtare.

Leave a Reply