Një bashkim me plotë buzqeshje dhe harmoni, i kujt tjetër përveç mbrojtësit Mevlan Adilit dhe FC Shkupit. Ish mbrojtësi “bardhekaltër” që tanimë është pjesë e KF Shkëndijës së Tetovës i ka bërë një vizitë ish skuadrës së tij, FC Shkupit në Antalia të Turqisë, me të dyja skuadrat shqiptare që ndodhen në tokën turke për përgatitjet e fazës së dytë dimërore.
Adili ka gjetur kohën e lirë që ish futbollistët ti vizitojë në hotelin ku ata qëndrojnë, duke shkrepur fotografi bashkë me ata, fizioterapeutin, madje edhe me nënkryetarin e klubit të FC Shkupit, Omer Bunjakun.