Bllagoja Milevski ndoqi ndeshjen e FC Shkupit ndaj Karabagut

Ndeshjen e parë të FC Shkupit kundër Karabagut në Antalia të Turqisë e ka ndjekur edhe trajneri i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, njofton “infOSport.mk”.

Përveç tij në ndeshjen e “pëllumbave” nga Çairi  prezent ishte edhe Xhelal Broja, përgjegjës i grupit U19 të përfaqësueses së Kosovës. Që të dy u mirëpritën nga ana e nënkryetarit të klubit, Omer Bunjaku, i cili shoqëroi këtë dyshe gjatë qëndrimit të tyre në kampin “bardhekaltër”.

Shkupi disa ditë me rradhë po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në tokën turke, ku ditëve në vijim do të zhvillojë edhe ndeshjet e rradhës kontrolluese.

Ndeshjen e dytë kontrolluese të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu do ta zhvillojnë me datë 27 janar kundër ekipit të FC Stal nga Ukraina.

Leave a Reply