Tenisti kroat Marin Çiliç është finalisti i parë i Australian Open, pasi në gjysmëfinale arriti që të mposht britanikun Edmund me rezultatin 3:0, në sete 6-2, 7-6, 6-2.
Çiliç ishte superior ndaj rivalit të tij, duke vuajtur disi vetëm në setin e dytë, të cilin e fitoi me “tiebreak” (7-4).
Ndryshe që në setin e parë u bë e qartë se fitorja po anonte nga tenisti kroat, pasi Edmund u thye në shërbim në dy gejme, në të gashtin dhe të tetin. Në setin e dytë asnjëri prej tyre nuk u thye në shërbim, por në “tiebreak” Edmund gaboi dy herë, duke humbur mundësinë për t’u kthyer në lojë, teksa seti i tretë nuk pati shumë histori, me Çiliç që humbi vetëm dy gejme.
Marin Çiliç në finalen e madhe do të pret fituesin nga përballja midis Federer dhe Chung, ndeshje kjo që në program është mëngjesin e së nesërmes, ndërsa do të jetë kjo finalja e tretë për tenistin kroat në kuadër të “Grand Slam” turneve, pas atyre në US Open dhe Uimbëlldon.