Asgjë nga transferimi i dyshes së Mariborit te Vardari, shkas paga e lartë

Vardari edhe përfundimisht është tërhequr nga gara për të angazhuar dyshen e Mariborit, Denis Shme dhe Rok Kidriç. Dy futbollistët e propozuar nga ana e menaxherit shqiptarë, Luan Dauti, dolën të jenë të shtrenjtë për kampionët e vendit, të cilët në këtë mënyrë do të kërkojnë ndonjë emër tjetër për të rikuperuar mbrojtjen dhe repartin e sulmit.

Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë menaxheri i futbollistëve slloven.

“Dje u ulëm dhe shqyrtuam mundësinë e transferimit të tyre te Vardari. Megjithatë që në start bisedimet ngecën, pasi paga që kërkuam ne për Vardarin ishte e pakapshme. Thjesht ata nuk shprehën gatishmëri që të paguajnë pagat e tyre” – u shpreh Luan Dauti.

Sipas burimeve tona paga mujore  që ka kërkuar menaxheri shqiptarë për mbrojtësin, Dario Shme kap vlerën e 10 000 eurove, teksa për sulmuesin Rok Kidriç, 6 500 euro.

Rikujtojmë Vardari aktualisht ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve para startit të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, ndërsa pjesë e tyre nuk është qendërmbrojtësi shqiptarë, Visar Musliu. Pikërisht Shme shihej si zëvendësim për mbrojtësin me origjinë nga Gostivari, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë. Do të vazhdojë të jetë pjesë e “kuqezinjëve” nga Shkupi, apo ndoshta do të zgjedh “kuqezinjtë” e Tetovës, ata të cilët për momentin po udhëheqin vallen në elitën e futbollit vendor.

Leave a Reply