Skuadra angleze e Liverpu;l ka bërë një hap para për të nënshkruar me Thomas Lemar.
Gjatë pesë muajve të fundit, një numër i konsiderueshëm i ekipeve nga Premierliga janë interesuar për reprezentuesin francez, i cili dëshiron të largohet nga Monako.
Sipas mediave angleze, Liverpulli e ka mposhtur konkurrencën e Arsenalit për të nënshkruar me 22-vjeçarin.
Skuadra nga “Enfild Roud” thuhet se ka bindur Lemarin, por problemi mbetet te Monako, drejtuesit e së cilës skuadër nuk lirojnë futbollistin pa paguar 100 milionë euro.
Megjithatë palët pritet të negociojnë më tutje dhe Liverpull do të tentojë ta ulë kërkesën shumë të lartë të kampionëve aktualë të Francës, për ta transferuar futbollistin.