Jakup Berisha, pa dyshim se është një ndër talentët më të mëdhenj shqiptarë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për një futbollit vetëm 17-vjeçar, i cili falë talentit që ka dhe cilësive që posedon ka arritur që të bëhet pjesë e ekipit të parë të kampionëve në fuqi të Vardarit, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse në moshë shumë të re, trajneri Çedomir Janevski vendosi që të marrë atë në përgatitjet e skuadrës në Antalia të Turqisë, ndërsa një gjë të tillë në maksimum po shfrytëzon talenti shkupjan.
Ai në ndeshjen e tij debutuese me ekipin e parë arriti që të shënojë gol, duke i siguruar fitoren Vardarit kundër bullgarëve të Beroes.
“Jam shumë i lumtur për golin e shënuar, për më tepër që ai ishte goli i fitores për skuadrën time. Falënderojë Zotin që më mundësoi të arrijë deri këtu. Jam krenar që jam pjesë e ekipit të parë dhe i gëzuar që arrita të shënojë golin e parë në konkurrencë të seniorëve” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Antalia e Turqisë, Jakup Berisha.
Ndryshe karrierën e tij Berisha e kishte nisur si 8-vjeçar pikërisht te Vardari, te e cila skuadër kishte kaluar të gjitha grupmoshat. Edhe pse është vetëm 17-vjeç, ai luan me ekipin U19 të Vardarit, me të cilën skuadër po dëshmon cilësitë e tij të larta realizuese, duke qenë një ndër golashënuesit më të mirë.
Shpresojmë që Jakup Berisha në të ardhmen sa më shpesh të marrë besimin e trajnerit Çedomir Janevski, ndërsa “infOSport.mk” gjithë juve lexues të ndershëm ju porosit që të mbani mend këtë emër, pasi vërtetë para JAKUP BERISHËS është një e ardhme e ndritur.
TALENTI SHQIPTARË JAKUP BERISHA MENDOI PËR FITOREN E PARË TË VARDARIT NË ANTALIAVARDARI – BEROE 1:0(J. Berisha 60')
Публикувахте от infosport.mk в 23 януари 2018 г.