Lacio e Strakoshës po shkëlqen (VIDEO)

Lacio ka shënuar një fitore shumë komode përballë Udinezes në kuadër të javës së  21-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Thomas Strakoshës shënoi fitore 3:0, duke u pozicionuar për momentin në pozitën e tretë në renditje.

Strakosha edhe në këtë ndeshje ishte superior në portë, ndërsa superior ishin edhe bashkëlojtarët e tij, të cilët në asnjë moment nuk vunë në dyshim fitoren në këtë përballje.

Ndryshe një autogol i Samir në minutën e 27-të kaloi në epërsi “lacialët”, të cilët dy golat tjerë gjetën në pjesën e dytë me autorë Nani (47’) dhe Anderson (87’).

Falë kësaj fitore Lacio arriti në kuotën e 46 pikëve, 3 më shumë se Interi i pozitës së katërt, teksa Udineze mbetet në kuotën e 29 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 9-të.

Leave a Reply