Akademia Pandev ka pësuar edhe disfatën e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të fazës së përgatitjeve në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Strumica sot u dorëzua përballë polakëve të Krakovia, emër ky i njohur për opinionin në vend, duke pasur parasysh se ishte kundërshtarë i Shkëndijës në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.
Akademia Pandev pësoi disfatë më rezultatin 1:4, edhe pse ishin pikërisht të besuarit e trajnerit Pançe Stojanov, ata të cilët avansuan të parët në këtë ndeshje me anë të futbollistit të tyre më të mirë, Zoran Baldovaliev në minutën e 17-të.
Akademia Pandev – Kraikova 1:4
A. PANDEV PËSON EDHE DISFATËN E DYTË NË ANTALIAA. PANDEV – KRAIKOVA 1:4(Z. Baldovaliev 17')
Публикувахте от infosport.mk в 24 януари 2018 г.
Mirëpo ishte kjo gjithçka që bënën futbollistët e Akademia Pandev, të cilët më pas u dorëzuan, ndoshta edhe nga lodhja dhe vendimi i trajnerit të tyre që gjithë ndeshjen ta luaj me të njëjtit futbollist.
Krakovia barazoi në minutën e 30-të më anë të Krzysiek Piątek, i cili shfrytëzoi gabimin e portierit Istatov, ndërsa në pjesën e dytë kjo skuadër realizoi edhe tre gola të tjerë me anë të Antonini Čulina dhe Sebastian Strózik, i cili shënoi dy gola.
Ndeshjen e rradhës Akademia Pandev do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër skuadrës serbe të Mladost Luçani.