Skocia dhe Izraeli dy kundërshtarët e Shqipërisë në grupin 1 të Ligës C në Nations League ose Ligën e Kombeve kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA, janë rivalë shumë të fortë sipas trajnerit të kuqezinjëve Kristian Panuçi, por italiani i stolit të Shqipërisë është i bindur se skuadra që ai drejton i ka të gjitha mundësitë për ta mbyllur grupin në vendin e parë.
“Është një grup shumë i ekulibruar. Skocia dhe Izraeli janë skuadra shumë të mira por edhe Shqipëria është një ekip shumë i fortë. Është një grup me 3 skuadra që të jep më pak mundësi për të gabuar. Do të rivalizojmë fort për vendin e parë”. Është e vërtetë që do të preferoja një grup me 4 skuadra por edhe 3 ekipe jam i kënaqur, ne do të luftojmë deri në vdekje për ta fituar grupin. Ne duhet të rrezikojmë duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrimë qëllimit”, ka thënë Panuçi.