Përfaqësuesja e Maqedonisë në Ligën e Kombëve u shortua në grupin e katërt të Ligës ‘C’ së bashku me Armeninë, Lihteshtajnin dhe Gjibraltarin. Drejtori i përfaqësues së vendit Sasha Çiliq dhe seleksionuesi Igor Angellovski ishin prezent në Lozanë të Zvicrës, me këtë të fundit që dha edhe opinionin e tij për shortin e hedhur dhe grupin që i përket Maqedonia.
“Qëllimi ynë është vendi i parë, do të luajmë që të dalim fitues të grupit. Do të vendosin përballjet me Armeninë, mirëpo patjetër të hyjmë maksimalisht të motivuar edhe kundër Lihtenshtajnit dhe Gjibraltarit. Do të koncentrohemi në analizojmë kundërshtarët, mirëpo duhet gjithë ta kemi të qartë se më të rëndësishëm jemi ne, ne duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë. Shpresoj të jemi gjithë shëndosh dhe tërësish të fokusohemi në këtë garë. Besoj në kualitetin dhe karakterin e futbollistëve tanë, pasi që kanë dëshmuar se mund të bartemi me përfaqësuese shumë më cilësore. Për sukses duhet mbështetje nga të gjithëve, kjo Maqedoni e meriton atë”, shprehet seleksionuesi Igor Angellovski pas hedhjes së shortit në Lozanë të Zvicrës.