Roxher Federer kualifikohet në gjysmëfinale të Australian Open. Tenisti zvicëran mposhti pastër 3-0 me sete, 7-6, 6-3, 6-4, Tomas Berdych, duke iu afruar edhe më shumë trofeut në Grand Slamin e Melbourne.
Federer vuajti jo pak në setin e parë, të cilin e nisi duke humbur që në gejmin e parë në shërbim. 2-0 për Berdych dhe gjithçka dukej e vështirë për zvicëranin, që gjithsesi arriti të rikuperonte gejmin e 9-të me shërbimet e kundërshtarit, për të triumfuar 7-1 në “tie break”, falë eksperiencës së tij.
Seti i dytë pati më pak histori. Federer u tregua gjithmonë i saktë në shërbim, duke e thyer çekun në gejmin e 8-të. Edhe ky set u mbyll në favor të 37-vjeçarit 6-3. Berdych u shfaq i pasigurt edhe në setin e tretë, të cilin Federer e fitoi 6-4, pa i lënë asnjë set 32-vjeçarit. Rruga drejt finales për Federer duket e hapur, pasi në gjysmëfinale do të përballet me numrit 58 në botë, koreanin Chung.