Napolit i mjaftoi vetëm pjesa e dytë ndaj Udinezes, i ngjitet edhe më shumë Romës (VIDEO)

Napoli ka shfrytëzuar gabimin e Romës në mënyrën më të mirë të mundshme, për t’iu afruar në vetëm dy pikë skuadrës romake në luftë për pozitën e dytë në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadrës “napolitane” sonte në “Sao Paolo” i mjaftoi vetëm pjesa e dytë për të mundur Udinezen me rezultatin 3:0. Dris Mertens vetëm pas dy minutave lojë në këtë pjesëë hapi serinë e golave, për të vazhduar atë Alan Markes me golin e realizuar në minutën e 63-të, ndërkohë Hoze Kaljehon në minutën e 72-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Napoli 3, Udineze 0.

Për Napolin ishte kjo fitorja e 21-të në kampionat pas 32 xhirove, duke grumbulluar në këtë mënyrë plotë 70 pikë, dy më pak se Roma e pozitës së dytë, ndërkohë pas tyre renditen Lacio, Atalanta, Milan dhe Inter. Këto dy skuadrat e fundit në mesditë zhvilluan derbi ndeshjen e ditës, që u mbyll me barazimin 2:2. Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida midis Xhenoas dhe Lacios, ndërkohë pikët i ndanë edhe Roma dhe Atalanta e Etrit Berishës, që vazhdon shkëlqimin këtë edicion në “Serie A”.

Juventusi falë dopietës së Gonzalo Higuain mundi Peskaran me rezultatin 2:0, duke vazhduar i sigurtë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion.

 

Serie A, Java 32

Inter 2 – 2 AC Milan
AS Roma 1 – 1 Atalanta
Cagliari 4 – 0 Chievo
 Fiorentina 1 – 2 Empoli
Genoa 2 – 2 Lazio
Palermo 0 – 0 Bologna
Pescara 0 – 2 Juventus
Torino 1 – 1 Crotone
Sassuolo 2 – 1 Sampdoria
Napoli 3 – 0 Udinese

 

Leave a Reply