Kristiano Ronaldo u rikthye te goli, teksa shënoi dy herë në fitoren e thellë 7-1, të Realit ndaj Deportivo La Corunës. Gjithsesi, në një moment përplasjeje, portugezi u gjakos dhe kërkoi ndihmën e mjekëve, por ajo që e shqetësonte më shumë Ronaldon, ishte se si dukej fytyra e tij.
Edhe në seancën e sotme stërvitore, vëmendja ka qenë te syri i portugezit, që ishte dukshëm i fryrë dhe i nxirë, si pasojë e goditjes së marrë. Gjithsesi, duket se kjo nuk e ka penguar Ronaldon që të stërvitet intensivisht, nën urdhrat e trajnerit Zidane.