Mes të gjitha projekteve me të cilat po merret David Beckham është njëri që ka më shumë rëndësi se të tjerët. Pasi i ka thënë lamtumirë futbollit të luajtur, ish-ylli i Manchester United dhe LA Galaxy, ka ndier domosdoshmërinë të bënte diçka që ta mbajë akoma të lidhur me botën e futbollit. David kërkon të krijojë një skuadër të re në Miami.
Një ëndërr që do t’i kushtojë rreth 31 milionë euro (20 vetëm për stadiumin). Sipas “The Sun”, stadiumi do të presë 25.000 tifozë dhe vendi ku do të ndërtohet është gjetur (ish-parking kamionësh). Beckham po punon prej tre vitesh për këtë projekt.