Futbollisti nga Maqedonia, Emran Ramadani është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Partizanit të Tiranës. Mesfushori 25 vjeçari te Partizani kalon nga skuadra e Renovës, ndërsa me të “kuqtë” ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.
Tetovari pjesë e Renovës ishte nga viti 2013, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Shkëndijën, Korabin e Teteksin. Ramadani te Partizani bashkohet me dy futbollistët tjerë shqiptarë nga Maqedonia, Jasir Asanin dhe Alban Sulejmanin.