Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar edhe një futbollist tjetër. Bëhet fjalë për Renato Gojkovicin, i cili vjen nga kampionati kroat dhe ka firmosur kontratë me kohëzgjatje 2 sezone e gjysmë me Partizanin.
Pasi iu nënshtrua vizitave mjekësore, futbollisti 1.95 centimetra i gjatë do të vijojë stërvitjen me skuadrën, për të qenë gati ndoshta që në ndeshjen e radhës me Flamurtarin në Vlorë.