Suad Sahiti, dopieta e parë me Rabotniçkin (VIDEO)

Suad Sahiti po shkëlqen me fanellën e Rabotniçkit këtë edicion, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti shqiptarë me origjinë nga  Kosova sot në përballjen ndaj Bregallnicës realizoi dy gola, duke arritur në shifrën prej 7 golave të shënuar këtë edicion në elitën e futbollit vendor.

Golin e parë ndaj skuadrës nga Shtipi, Suad Sahiti e realizoi në minutën e  16-të, derisa në minutën e 53-të vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit Rabotniçki 3, Bregallnica 1.

Ishte kjo hera e parë që Suad Sahiti realizoi dy gola me fanellën e Rabotniçkit që prej kur se është pjesë e tyre. Futbollisti kosovar po zhvillon edicionin e dytë me “romantikët”, me të cilën skuadër po ec sigurtë drejt Evropës.

Ai edhe dje në prononcimin e tij për portalin tonë tha se me Rabotniçkin e tij dëshiron që sa më shpejt të sigurojnë Evropën, përmes së cilës Suad Sahiti shpreson në një transferim të madh në ndonjë nga skuadrat evropiane.

 

Leave a Reply