Skuadra e Partizanit nga Superliga shqiptare sot edhe zyrtarisht ka prezantuar mbrojtësin strugan, Egzon Belica, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë klubi nga kryeqendra shqiptare ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa mes palëve është arritur një marrëveshje 18 mujore.
27-vjeçari Belica klubit të Partizanit iu këshillua nga legjenda e futbollit shqiptarë në vendin tonë Artim Shaqiri, i cili një kohë luante edhe rolin e trajnerit te skuadra e Kukësit.
Belica pritet të jetë titullar në prapavijën e skuadrës e cila ka pak alternativa në këtë repart për pjesën e mbetur të sezonit pas largimeve të Gëzim Krasniqit dhe Renato Malotas.
Rikujtojmë Belica ishte edhe pjesë e përgatitjeve të Partizanit në Antalia të Turqisë, ndërkohë para ca ditëve pjesë e “Të Kuqve” nga Tirana u bë edhe futbollisti i Renovës, Emran Ramadani, prezantimi i të cilit pritet të bëhet ditëve në vijim.