Krasniqi dhe Asani debutuan me fitore te Rabotniçki

Dy blerjet e reja gjatë merkatos së janarit, Gëzim  Krasniqi dhe Bujamin  Asani kanë debutuar me fitore te skuadra e Rabotniçkit, që sot në Veles mundi Borecin me rezultatin 0:3, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e parë kontrolluese për “romantikët”, në të cilën me gol debutoi Nikola Sharkoski, që këtë janar gjithashtu erdhi te Rabotniçki. Një gol tjetër realizoi futbollist i rikthyer, Bojan Miovski, teksa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Mario Stankovski.

Rabotniçki me 23 janar udhëton për në Antalia të  Turqisë, ku ka caktuar edhe 4 ndeshje tjera miqësore me skuadra si, Gabala (24 janar), Keshla (26 janar), Dinamo Sent Petersburg (29 janar), Mariupol (31 janar).

Leave a Reply