Shkëndija ka haruar shumë shpejtë barazimin ndaj Renovës, duke shënuar fitore minimale në transfertën e vështirë ndaj Pelisterit, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin në Mogila në Prilep.
“Kuqezinjtë” nga Tetova shënuan fitore minimale, me një gol të realizar gjatë pjesës së dytë, edhe atë nga futbollisti me origjinë nga Prilepi, Marjan Radeski.
Sulmuesi i Shkëndijës shënoi në minutën e 82-të, duke i siguruar fitoren e 16-të Shkëndijës këtë edicion, skuadër kjo që vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 54 pikë, 11 më pak se lideri aktual, Vardari, që në Kratovë shënoi fitore minimale (0:1) ndaj Sileksit.