Disfata e fundit ndaj Pelisterit në Çair, ka bërë që KB Shkupi të reagojë shumë shpejtë dhe të kërkojë emra të rinj në skuadër, me të cilët do të kërkonte një vazhdim më të qetë dhe më të sigurtë të kampionatit në elitën e basketbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”. Pas Ervin Cogos dhe Zhonatan Dogbos, KB Shkupi në rradhët e veta ka arritur që të sjellë edhe dy basketbollistë amerikan, Donzel Hill dhe Darius Rendolf, ndërsa gjithashtu ka arritur që të rikthej edhe Viktor Serafimovskin, i cili në Çair vjen nga rradhët e KB Gostivari.
Që të tre këta basketbollistë do të kenë të drejtë loje që në ndeshjen e rradhës kundër MZT Skopjes në Aerdorom, ndeshje kjo që në program është me datë 24 janar.
Në ndërkohë janë zhvilluar edhe tre takimet e para ta javës sëë 13-të, ku Rabotniçki ka vazhduar efektin e qindpërqindtë në kampionat, duke mundur në transfertë Feni Industri me rezultatin 55:74, Kozhuvi në një ndeshje shumë interesante me rezultatin e ngushtë 77:76 mundi Gostivarin, teksa Kumanova me rezultatin 105:97 shënoi fitore ndaj AB Ohrid, transmeton “infOSport.mk”.
Sot në program janë edhe dy takime tjera, ku fillimisht në ora 17:00 Strumica do të mirëpret Karposh Sokolin, ndërkohë një orë më vonë në Manastir, Pelisteri do të jetë nikoqir i Blokotehna.
Pas 13 xhirove Rabotniçki me 26 pikë kryeson renditjen, ndërkohë KB Shkupi me vetëm 14 pikë të tubuara ndodhet në pozitën e parafundit nga gjithsej 12 skuadra në ligë.