Pas një udhëtimi të rehatshëm skuadra e Shkëndijës është vendosur në hotelin “Susesi Luxury Resort” në Belek të Antalias, njofton “infOSport.mk”.
Kështu “kuqezinjtë” largohen nga Maqedonia e ftohtë për të qëndruar 14-të ditët e ardhshme në tokën turke, atje ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore.
Shkëndija kërkon të shfrytëzojë kushtet optimale që ofron kjo qendër dhe përveç seancave të rregullta stërvitore përmes 4 ndeshjeve kontrolluese do të tempohet forma për vazhdimin e garave në futbollin vendor ku më në fund kërkohet që të fitojnë titullin e kampionit, që për herë të fundit në Tetovë kishte ardhur në vitin 2011-të. Ndeshje kontrolluese në Antalia, Shkëndija do të zhvillojë kundër Cyrihut (22 janar), Olimpik Donjetskut (26 janar), Dinamo Zagrebit (30 janar) dhe Gabala (3 shkurt).
Pas një udhëtimi të rehatshëm skuadra është vendosur në hotelin Susesi Luxury Resort në Belek të Antalya-s, ndërsa prej të dielën nis faza dy javore në Turqi me nga seanca stërvitore në ditë.
Публикувахте от KF Shkëndija в 20 януари 2018 г.