Skuadra e Vardarit ka nisur me disfatë ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Kampionët e vendit në qendrën stërvitore “Kaja-Kalaco” u mundën nga skuadra uzbeke e Pahtakor me rezultatin 0:2.
Pjesë e formacionit titullarë të “kuqezinjëve” nga Shkupi ishte edhe Besar Iseni, i cili luajti gjithë pjesën e parë, për tu zëvendësuar më pas në fillimin e pjesës së dytë, kur trajneri Çedomir Janevski, vendosi që në lojë të inkuadrojë komplet 10 futbollistë të rinj.
GOLI I PARE I PAHTAKOR NDAJ VARDARIT VARDARI – PAHTAKOR 0:1(Ibragimov 76')
Публикувахте от infosport.mk в 20 януари 2018 г.
Pikërisht ekipi i dytë kushtimisht thënë u tregua më inferior, pasi në pjesën e dytë Vardari pësoi që të dy golat. Fillimisht Ibragimov pas një kundërzbritje të shpejtë nga mesfusha kaloi në epërsi ekipin e Pahtakor, teksa goli i dytë erdhi 7 minuta më pas, kur Gidikaniki papenguar nga askush nga afërsia shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Aleksovskit.
PAHTAKOR SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ VARDARIT VARDARI – PAHTAKOR 0:2(Gidinanik 83')
Публикувахте от infosport.mk в 20 януари 2018 г.
Në këtë ndeshje trajneri i “kuqezinjëve” u dha rastin edhe përforcimeve të reja, Toshevski, Popzlatanov, Cvetanovskit dhe portierit Filip Iliq, ndërsa gjithashtu gjatë pjesës së parë në formacionin e Vardarit u paraqit edhe argjentinasi Oheda, që ndodhet në prova.
Ndeshjen e rradhës në tokën turke, Vardari do ta zhvillojë pas tre ditëve (23 janar) kundër bullgarëve të Beroe.