Liverpulli futet fuqishëm në garë për Garet Bejll

Një surprizë e madhe pritet të ndodhë në ditët e fundit të merkatos së janarit, pasi Liverpuli po përgatit një superofertë për një nga sulmuesit më të mirë në botë, Garet Bejll, që aktualisht është pjesë e e Realit të Madridit.

Lajmin e bënë të ditur spanjollja, Dona Balon, e cila në shkrimin e saj, shkruan: “Pas Mancester Junajtid, edhe Liverpuli është duke u interesuar për shërbimet e anësorit të Realit të Madridit, Garet Bejll”.


JUNAJTEDI APO LIVERPULLI: CILA PREJ TYRE DO TË TRANSFEROJ GARET BEJLL?


Uellsiani ka qenë i lidhur me një kthim në Premierligë që një kohë, pasi nuk po arrin të gjejë formën e dikurshme tek kampionët në fuqi të Botës dhe Europës, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta që i kanë pamundësuar atij të jetë në top formë.

Jurgen Klop dëshiron t’i shpenzojë paratë e fituara nga shitja e Filipe Kutinjos te Barcelona dhe është duke bërë gati 100 milionë euro për Bejll, të cilit do i bënte mirë ndoshta një rikthim në futbollin anglez, aty ku edhe u formua si futbollist, duke luajtur me Totenhamin.

Leave a Reply