Sahiti me Rabotniçkin duan Evropën, nuk ka pikë për Bregallnicën

Rabotniçki të dielën në teren vendas do të mirëpret Bregallnicën, në një ndeshje në të cilën “romantikët” futen si favorit. Ata  shpresojnë që këtë rol do ta konfirmojnë edhe në fushën e blertë, edhe pse janë të vetëdijshëm se përballë kanë një kundërshtarë shumë të papërshtatshëm, Bregallnicën, skuadër kjo e cila në dy ndeshjet e fundit ka shënuar po aq fitore.

“E dimë se do jetë një ndeshje e vështirë, sepse Bregallnica ka ekip të mirë dhe tash me këto dy fitore të njëpasnjëshme të tyre, ata ata janë në eufori. Mirëpo si në çdo ndeshje, ashtu edhe në këtë ndeshje ne do japim maksimumin dhe do luftojmë vetëm për fitore, pasi nëse dëshirojmë të sigurojmë Evropën që më herët nuk duhet të lëshojmë pikë, sidomos në ndeshjet si vendas” – tha Suad Sahiti në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Bregallnica në dy ndeshjet e fundit ka shënuar fitore pikërisht ndaj dy skuadrave shkupjane, Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa a do të vazhdojnë serinë e tyre pozitive edhe ndaj skuadrës së tretë shkupjane, mbetet që një gjë të tillë të mësojmë të dielën, vetëm pas përfundimit të ndeshjes Rabotniçki – Bregallnica, që starton në ora 16:00.

Leave a Reply