Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili edhe zyrtarisht është rikthyer në Itali te ish-skuadra e tij Bolonja. Skuadra që militon në Serie A me kënaqësi ka konfirmuar rikthimin e tetovarit, që do të vesh sërish fanellën e Bolonjës pas një sezoni të kaluar në SHBA te Montreal Impact. Xhemaili shënoi 7 gola në 22 ndeshje te Monterali, ndërsa përkundër paraqitjeve pozitive ai ka vendosur të rikthehet në Itali për arsye personale.
Ai është shprehur i lumtur që sërish do të veshë fanellën e Bolonjës, që është klubi i pestë italian për te cilin ka luajtur. Lojtari nga Bogovina e Tetovës është paraqitur me Cyrihun në Zvicër, Boltonin në Angli, Gallatasarajin në Truqi, si dhe me Torinon, Parmën, Napolin, Xhenoan dhe dy herë Bolonjën. Për përfaqësuesen e Zvicrës numëron 58 paraqitje dhe 7 gola të shënuar.
“Jam i lumtur që gjendem këtu sërish. Kam pasur një sezon fantastik këtu dhe kjo është pse i kërkova presidentit të rikthehem. Vendimi për t’u rikthyer ishte personal dhe dua ta falënderoj Saputon, që më kuptoi. Shpenzova gjashtë muaj në Kanada dhe kam kaluar shumë mirë. Atje është tjetër lojë futbolli me Serinë A, edhe pse është shumë argëtuese”, ka thënë Xhemaili.