Plas te Bajerni, Rodrigez për pak sa nuk u rrah me një bashkëlojtarë

Stërvitja e sotme e Bajernit të Munihut ishte ndërprerë për shkak të një zënke midis Hamer Rodrigez dhe Sebastian Rudi. Që të dy për pak sa nuk u rrahën pas një dueli që patën mes tyre, ku edhe shkëmbyen disa fjalë mes vete.

Në këtë konflikt gjithashtu ishte i përfshirë edhe ylli i skuadrës, Robert Levandovski, mirëpo gjithçka u zgjodh shumë shpejt, kjo falë edhe reagimit të shpejtë të bashkëlojtarëve tjerë, si Frank Riberi, Zherom Boateng dhe Rafinja.

 

Ndërkohë gjithë këtë situatë nga anësh e përcolli edhe holandezi, Arjen Roben, i cili urdhëroi që Rodrigez dhe Rudi të përfundojnë replikat mes tyre, me fjalët: “Përpara djema, vazhdoni më tej”!

Pas gjithë kësaj situate, në fund që të dy protagonistët e kësaj zënke i shtrinë dorën njëri tjetrit.

Bajerni po përgatitet për ndeshjen e parë të sezonit pranveror, kur në “Alianc Arena” do të mirëpret Verder Bremenin. Skuadra e Jup Hejkens ka 13 pikë epërsi ndaj skuadrës së dytë në tabelë, Lajpcig.

Leave a Reply