Futbollisti shshkupjan, Besir Demiri karrierën e tij do ta vazhdojë në Ukrainë. Burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë të ditur se Demiri ka arritur marrëveshje me skuadrën e elitës së futbollit ukrainas, Mariupol.
23 vjeçari ndodhet në Ukrainë dhe ditën e hënë do të prezantohet si futbollisti më i ri i skuadrës që pjesën e parë të sezonit aktual e mbylli në pozitën e 7-të, dhe me gjasa reale të jetë pjesë e ndeshjeve të “play-off”.
Kujtojmë që Demiri para disa ditëve ndërpreu zyrtarisht kontratën me Vardarin, me të cilët kishte marrëveshje edhe për dy vite tjera.
Ai pjesë e Vardarit u bë në fillimin e vitit 2017-të, duke zhvilluar gjithsej 35 ndeshje.