Braziliani Fernando Silva edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Renovës, njofton “infOSport.mk”. Ish futbollisti i Pelisterit mbrëmë vonë ka arritur në Tetovë, ndërsa sot i është bashkuar skuadrës në stërvitje, duke u bërë kështu emri i tretë i ri në rradhët e Renovës gjatë kësaj merkatoje dimri, pas Dejan Cvetanoskit dhe Darko Stojanovit.
Braziliani 26-vjeçar me Renovën ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa pritet që të jetë një forcë shtesë në krahun e djathtë të sulmit.
Fernando Silva gjatë pjesës së parë të sezonit me Pelisterin luajti në 12 ndeshje, ndërsa gjithsej me petkun e skuadrës nga Manastiri ka zhvilluar 30 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.
Gjatë karrierës së tij, përveç në vendlindjen e tij në Brazil, Silva kishte luajtur edhe në Turqi, Portugali si dhe Bullgari, me skuadrat e Slavia Sofje dhe Montana, nga e cila skuadër kishte arritur te Pelisteri në fillim të janarit të vitit 2017-të.
Rikujtojmë Renova përgatitjet për sezonin pranveror i nisi nga 8 janari, ndërsa deri me datë 23 janar “bardhekaltërit” do të qëndrojnë në Tetovë, që më pas të transferohen në Ohër, ku do të qëndrojë deri me 31 janar dhe do të zhvillojnë 4 ndeshje miqësore.