Luis Enrike zbulon tre fajtorët e humbjes në Torino (VIDEO)

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike ka kritikuar tre futbollistë të tij pas debaklit që Barcelona e përjetoi në Torino në përballjen ndaj Juventusit, pohon televizoni nga Katalunia, TV3, përcjellë “infOSport.mk”.

Havier Maskerano,  Zherard Pike dhe Nejmar kanë nervozuar më së shumti strategun e tyre me paraqitjen e dobët të tyre në “Juventus Stadium”. Luis Enrike ka qenë shumë i pakënaqur me Piken, i cili sipas tij nuk e ka kryer mirë punën e një lideri në mbrojtje.

Maskerano gjithnjë ka qenë i vonshëm në momentet shumë të rëndësishme dhe disa herë Luis Enrike i është drejtuar me fjalët, si: “O Zot, Masçe çfarë bënë”.

Braziliani Nejmar kishte për detyrë të zgjërojë fushën me veprimet e tij, mirëpo edhe ai kishte dështuar në realizimin e detyrave të dhëna nga ana e Luis Enrikes, i cili gjithashtu ka qenë shumë i dëshpëruar me lojën e pashpirtë që pjesa më e madhe e futbollistëve të tij e kishin treguar gjatë pjesës së parë.

Leave a Reply