Mesi ka humbur 24 penallti nga 105 të ekzekutuara me Barcelonën

Situata e çuditshme e Messit me vendin e penalltive ka numra. Sipas informacioneve të dhëna nga “Mister Chip”, argjentinasi ka dështuar 24 nga 105 penalltitë që ka ekzekutuar në karrierën e tij, një marzh gabim prej 22.9%. Kjo përfshin humbjen e 11-metërshave me Barçën (21 nga 86, 24.4% dështim) dhe Argjentinën (2 nga 14, 50% dështim). Këto statistika të yllit argjentinas të Barcelonës duket se po keqësohen. Këtë sezon, ai ka dështuar tri nga gjashtë penalltitë që ka ekzekutuar. Ato janë pritur nga Pacheco (Alavés), Rubén (Deportivo) dhe Diego López (Espanyol). Messi, i cili nuk u trajnua dje me lejen e Ernesto Valverde, dështoi nga pika e bardhë të mërkurën, në derbin e qytetit, që u luajt për Kupën e Mbretit.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012, në rezultatin 2-1 kundër Chelsea (1-0 në ndeshjen e parë), ai u përball me portierin Petr Cech. Topi përfundoi jo në rrjetë dhe Barça përfundoi në gropë, më në fund, me golin e pësuar nga Fernando Torres. Më e keqja ishte episodi i finales së “Copa América” 2016, kur ai gaboi në penalltinë e parë ndaj Bravos. Argjentina përfundoi duke e humbur finalen dhe Messi, i pafuqishëm dhe në lot, njoftoi lamtumirën e tij nga ekipi kombëtar. Një tërmet i shkurtër, pasi ai shpejt rishqyrtoi dhe njoftoi kthimin e tij në Kampionatin Botëror të Rusisë, që do të zhvillohet verënbe këtij viti.

Për të kontekstualizuar këtë “fotografim” duhet të theksohet se La Liga dështon në masën 27% të penalltive të humbura, ndërsa Messi me Barçën e ka këtë marzh gabimi 24.4%. Për të ngushtuar të dhënat më tej, mund të thuhet se nga sezoni 1928-1929 deri në 1949-1950, përqindja e gabimeve te penalltitë në kampionatin spanjoll ishte 33%. Nga sezoni 1950-1951 deri në 1969-1970, kjo shifër ra në 28%; në sezonet 1970-1971 deri në 1999-2000, marzhi i gabimit mbeti në 25% dhe nga 2000-2001 deri më 2017-2018 është 24%. Kështu mund të specifikohet se gabimet e Messit në ekzekutimin e penalltive janë nën mesataren historike të La Liga-s, por disi më lart se ajo që ndodh sot në futboll, që është 24% dhe 24.4%. (Telesport)

Leave a Reply