Në Serinë A nuk ka klauzola lëshimi të detyrueshme për futbollistët, por disa prej tyre kanë kërkuar që klubet t’i vendosin këto klauzola në rast se kërkohen nga klubet e huaja.
Gazeta “Libero” ka bërë një renditje të 10 futbollistëve me klauzolat më të larta të kampionatit. Bie në sy fakti që në klasifikim nuk ka asnjë lojtar të Juventusit, skuadrës që prej vitesh po e dominon Serinë A. Ndërkohë shqiptari i vetëm në këtë renditje është ai i Napolit, Elsaid Hysaj me një klauzolë prej 50 milionë eurove, duke u renditur kështu i 7-ti në top 10-shen.
Po aq sa Hysaj klauzolë prej 50 milionë eurove ka edhe Brozovic i Interit, ndërsa vendin e parë e kryeson Ikardi me 110 milionë, përderisa pas tij vjen Beloti i Torinos me 100 milionë.