Hetimi i FIFA-s ka nisur shtatorin e kaluar, rezultati ka ardhur tani: sipas “The Guardian”, Çelsi është akuzuar për shkeljen e rregullave mbi federimin e lojtarëve nën moshë. Rastet e evidentuara nga FIFA duket se janë 25, por ky numër mund të rritet para mbylljes së hetimit. Pasojat mund të jenë një pezullim i merkaton për klubin e Roman Abramoviç.
Kjo nuk është një situatë e re për Çelsin. Në 2009-ën është zbuluar rasti i Gael Kakuta (pezullim i merkaton për dy sesione, por “Blutë” kanë fitua në apel në 2010-ën). Në 2016-ën janë ngritur dyshimtë në lidhje me blerjen e kartonit të Bertrand Traore. Në të dy rastet nuk ka patur sanksione, por FIFA ka mbajtur nën vëzhgim klubin e “Stamford Bridge”.
Pikërisht për shkeljen e rregullave për federimin e lojtarëve nën moshë, klubet kryesore të Spanjës (Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid) janë sanksionuar me pezullimin e merkaton: dy sesione për katalanasit dhe “Colchoneros”, një për “Los Blancos”.
Rregullorja ndalon transferimin e lojtarëve Under 18 në shtete të huaja, me përjashtim të rastit që prindërit të kenë emigruar në atë vend për arsye pune. Përjashtime të tjera bëhen nëse lojtari dhe klubi blerës ndodhen 50 km larg kufirit kombëtar ose nëse bëhet fjalë për lojtarë nën moshë që banojnë në zonën e Bashkimit Europian, të cilët kanë mbushur 16 vjeç.