Garet Bejll po mendon rikthimin në Premierligën angleze. Një gjë të tillë zbulojnë mediat angleze, sipas të cilave uellsiani ka kërkuar nga ana e drejtuesve të tij largimin, edhe atë që gjatë merkatos së janarit.
Dëshira e Bejll është që të bëhet pjesë e Mançester Junajtedit, që me Murinjon në krye dëshiron të ju rikthehet titujve, më saktësisht të rikthejë titullin e kampionit në “Old Traford”.
Bejll kohëve të fundit nuk është një titullar fiks te skuadra e Zidanes, kjo edhe për shkak të problemeve fizike, që e kanë lënë shpesh në infermieri.
Sulmuesi ishte në listën e dëshirave të Murinjos që në merkaton e verës, por Reali vendosi të mos ndërhynte në merkato dhe të bllokonte largimin e futbollistëve aktual. Megjithatë duket se Bejll edhe përfundimisht është lodhur nga aventura e tij në Madrid, dhe kërkon të rikthehet sërish në Angli, ku edhe shkëlqeu me Totenhamin, me të cilën skuadër bëri emër dhe depërtoi te një ndër skuadrat më të mira europiane.