“Serie A” ka gjasa që nga vera e këtij viti të pasurohet edhe me një futbollistë shqiptarë. Skuadra e Sampdorias është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin kosovar, Hekuran Kryeziu.
Një gjë të tillë bënë të ditur “Sky Sport”, sipas të cilëve, blutë e Xhenoas të drejtuar nga trajneri Xhampaolo, kanë shfaqur interes për mesfushorin shqiptar, që aktualisht luan në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e Lucernës.
Kryeziu është pjesë e përfaqësuese së Kosovës, ndërsa më parë ai ka veshur edhe fanellën e moshave të Zvicrës.
E ardhmja e 24-vjeçarit pritet të jetë e suksesshme, kjo për shkak të talentit që ai zotëron dhe eksperiencës së madhe që ka në futbollin europian. Transferimi i Kryeziut te Sampdoria pritet të realizohet gjatë merkatos së verës, pasi pikërisht pas 30 qershorit të këtij viti atij do ti përfundojë kontrata me ekipin e Lucernës, pjesë e së cilës është nga 30 qershori i vitit 2015-të.