Skuadra kampione e Turqisë, Beshiktashi ka lëshuar fitore fare në fund në përballjen ndaj Lionit në Francë, njofton “infOSport.mk”. Beshiktashi avansonte me golin e Rajan Babel deri në minutën e 83-të, mirëpo më pas gjithçka shkoi në të mirë të vendasve, të cilët për fitoren e madhe në këtë ndeshje do të duhet ti falenderohen portierit mysafir, Fabricio, i cili thjesht u dhuroi golin e dytë francezëve të Lionit.
Babel shënoi golin e parë vetëm pas 15 minutave lojë pas një asisti të të mrrekullueshëm nga ana e Taliskas, derisa ishte Toliso ai i cili në minutën e 83-të shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së Beshiktashit, ndërsa vetëm dy minuta më pas Morel shfrytëzoi gabimin fatal të portierit Fabricio, i cili me siguri që sonte nuk do të ketë një gjumë të rehatshëm, pasi vërtetë Bbeshiktashi në këtë ndeshje nuk meritoi të humb.
Vlen të theksohet se kjo ndeshje nisi me 40 minuta vonesë, për shkak rrahjes që ndodhi midis tifozëve francez dhe atyre turq, të cilët kishin vërshuar Francën. Në “Park Olimpik Lion” sonte ishin të pranishëm plotë 20 mijë tifoz turq të Beshiktashit, të cilët me siguri se në ndeshjen e kthimit do të jenë edhe dyfish më shumë në përkrahjen e skuadrës së tyre të zemrës, për të ndihmuar atë në rrugëtimin drejt ndeshjeve gjysmëfinale.