Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka shënuar një lëvizje pozitive prej tre vendeve në renditjen më të re të FIFA-s. Për dallim nga muaji i kaluar kur “verdhekuqtë” renditeshin në pozitën e 76-të, tashmë të besuarit e trajnerit Igor Angellovski mbajnë pozitën e 73-të, duke vazhduar ngritjen e vazhdueshme muajve të fundit.
Është kjo renditja më e mirë për Maqedoninë në 7 vitet e fundit, ndërsa gjithashtu është një lajmë i mirë për vetë përfaqësuesen dhe futbollistët e saj, që presin shortin për Ligën e Kombeve që do të mbahet me 24 janar në Lozanë.