Aleksis Sançez është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Mançester Junajtedin, skuadër kjo e cila si duket fitoi garën me kushërinjte e Mançester Sitit.
Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim nga ndonjëra palë, ka qenë një tifoze e Mançester Junajtedit që ka zbuluar përmes një postimi të bërë në “Tëitter”, foton e fanellës së re dhe numrin që do të mbajë veshur me “Djajtë e Kuq” sulmuesi kiliain.
Sipas fotos që shohim Sançez te Junajtedi do të bartë fanellën me numrin 7-të, që ishte për shumë vite në pronësi të legjendës së këtij klubi, francezit Erik Kantona, ndërsa më pas edhe të Kristiano Ronaldos.