Dita e katërt e Australian Open dhuroi surpriza të mëdha. Numri 3 i renditjes botërore për femra, Garbine Muguruza u eliminua në raundin e dytë të turneut nga tenistja nga Tajvani, Su Vei Hsieh me rezultatin 2-0.
Dita e katërt e Australian Open dhuroi surpriza të mëdha. Numri 3 i renditjes botërore për femra, Garbine Muguruza u eliminua në raundin e dytë të turneut nga tenistja nga Tajvani, Su Vei Hsieh me rezultatin 2-0.
Nuk mundi dot kampionia e Uimbëlldonit që të thyente kundërshtaren e saj që i fitoi setet 7-5 dhe 6-4. Krejtësisht e kundërta ndodhi me Maria Sharapovën, e cila kaloi me lehtësi në raundin e tretë pasi fitoi sfidën me letonezen Sevastova. Tenistes ruse iu deshën vetëm 1 orë e 20 minuta lojë për të fituar ndeshjen me rezultatin 2-0, duke i mbyllur setet 6-1 dhe 7-6. U kualifikuan për në raundin tjetër edhe numri 1 i botës, Simona Halep e Angelique Kerber, të cilat mundën respektivisht Bouschard dhe Dona Vekiç.
Në kampin e meshkujve, surpriza e ditës ishte Stanislas Vavrinka. Tenisti zviceran, numri 9 i renditjes botërore, u eliminua në raundin e dytë nga amerikani Sandgren, i cili e fitoi ndeshjen 3-0 (6-2, 6-1 dhe 6-4).
Novak Djokovic kaloi pengesën Monfils për të siguruar një vend në raundin e tretë të Australian Open. Tenisti serb e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1, ku ishte Monfils ai që e nisi më mirë duke fituar setin e parë 6-4. Ish-numri 1 i botës reagoi pas këtij fraksioni, duke fituar 3 setet e tjerë 6-3, 6-1 dhe 6-3.
U kualifikua për më tej edhe argjentinasi Juan Martin Del Potro, i cili mundi rusin Kachanov 3-1 pas 3 orë e 45 minutave lojë. (Top Channel)