Selta mundi Genkun, por gjithçka mbetet e hapur për në Belgjikë (VIDEO)

Selta Vigo ka shënuar fitore minimale 3:2 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Genkut, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Selta Vigos pranoi një gol të hershëm, mirëpo shumë shpejtë u rikthye në kojë, edhe atë që në pjesën e parë, që e mbylli me dy gola epërsi.

Botuis në minutën e 10-të u përkujdes për golin e parë të mysafirëve, derisa vendasit u rikthyen fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë brenda 3 minutave. Sisto në minutën e 15-të fillimisht barazoi shifrat në 1:1, derisa vetëm tre inuta më pas Aspas realizoi edhe golin e dytë për Selta Vigon. Mirëpo këtu nuk ishte edhe fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë nga ana e vendasve, pasi ishte Guideti, i cili solli gëzim sërish për vendasit, që shkuan në pushim me dy gola epërsi.

Në pjesën e dytë vendasit edhe përkundër inciativës që patën, nuk i’a arritën qëllimit që të shënojënë, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan mysafirët, të cilët me anë të rezervistit Bufel në minutën e 67-të ngushtuan rezultatin në 3:2, duke bërë që ndeshja e kthimit në Belgjikë të jetë me shumë paqartësi.

Leave a Reply