Teo Uolkot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Evertonit. Anglezi 28-vjeçar në “Gudison Park” arriti nga Arsenali për shumën e 20 milion sterlinave.
Ai me “karamelat” ka nënshkruar kontratë për 3 vite e gjysmë, ndërsa pjesë e “topçinjëve” ishte për plotë 12 vite.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Erdha se besoj se mund të ndihmojë skuadrën të kalojë në një shkallë më lartë. Besoj se me futbollistët që kemi do arrijmë suksese të mëdha” – tha Uolkot menjëherë pas prezantimit të tij me fanellën e Evertonit.