Në ndeshjen e natës së kaluar në NBA ligën profesionale amerikane midis Orlando Mexhik dhe Minesota Timberuolvs, përveç basketbollit, të pranishmit në palestër patën mundësinë të shohin edhe një sherr me grushte, me protagonist kryesor Affalo dhe Bjelica.
Sherri mes basketbollistit amerikan të “mexhiksave” dhe serbit të Minesotas nisi për një top në tabelë, e që përfundoi me grushtin e amerikanit në kokën e serbit.
“Doja të mbrohesha dhe falë Zotit nuk ndodhi gjë. Doja ta qetësoja sepse po të isha edhe unë agresiv, nuk e di se çfarë do të ndodhte”, tha Bjelica pas përfundimit të ndeshjes.
E gjithë kjo skenë e padëshiruar ndodhi në çerekun e dytë, ndërsa që të dy basketbollistët u përjashtuan nga ndeshja, që në fund foli në të mirë të Orlando Mexhik, që fitoi me rezultatin 108:102.